Nga Valbona Mezini, Amerika “thërret” për bashkëpunim shqiptarët e Kosovës në luftën ndaj së “keqes”

Që Amerika ka kohë që i është kthyer dhe ka në vëmendje situatën gjeopolitike në Ballkanin perëndimor si asnjëherë më parë, kjo nuk është ndonjë surprizë e madhe, por ajo që bie në sy, është se tashmë ajo po kërkon t’a ndajë përgjegjësinë edhe me popujt e Ballkanit, ose të paktën kërkon t’i edukojë se bashkëpunimi në çështjet e ngritjes së institucioneve parimisht korrekt, nuk bëhet me një të rënë të lapsit dhe  vetëm me miliona, por ato- institucionet e forta publike, kërkojnë vullnet bashkëpunues edhe me qytetarin, për të cilin këto institucione ngrihen e do t’i shërbejnë.

Rasti i Shqipërisë ku Ambasada Amerikane po investohet në të gjitha mënyrat, për të çuar përpara reformën në Drejtësi edhe pse në një terren gjeopolitik të koklavitur, aspak të lehtë por me të gjitha vështirësitë e mundshme: kulturore, politike, ekonomike, duhet kuptuar nga vetë SHBA- të, njëherë e mirë, se peshku çdo herë qelbet nga koka.

E njëjta gjë edhe në Kosovë. Korrupsioni dhe mungesa e vlerës së shtuar në ekonomi, bashkë me informalitetin e lartë, bëjnë që një pjesë e institucioneve të vuajnë mungesën e oksigjenit ekonomik. Sigurisht që minjtë e pushteteve shumohen shpejt dhe nuk zhduken kurrë, po nuk u luftuan me melhemin përkatës, që në këtë rast është bashkëpunimi me popullin për t’i denoncuar por edhe serioziteti për t’i luftuar nëpërmjet drejtësisë, dhe duke i bërë shembuj nga denoncimet publike.

Jo më larg se sot, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, bëri një deklaratë sa të pritshme, aq edhe paralajmëruese që adreson shumë përgjegjësi për të ardhmen e institucioneve në këtë vend.

Ai tha: Askush nuk duhet të jetë i liruar nga hetimi për korrupsion. Deklaratë u bë në llogarinë e tij zyrtare në “Tëitter”.

“Lufta kundër korrupsionit është punë e çdo qytetari dhe askush nuk duhet të jetë i liruar nga hetimet për korrupsion. Nëse dyshoni se dikush i punësuar në ambasadë, prokurim ose programe, ne duam ta dimë. Thirrni në numrat +383 38 5959 5959 dhe vizitoni bit.ly/36dsFIS për detaje të tjera”,  ka shkruar Kosnett.

Përfshirja e qytetarëve në këtë proçes është menduar si zgjidhje adeguate, tek e fundit shërbimi dhe shërbesat janë për ata, kushdo që fut dorën në buxhetin e shërmieve publike dhe abuzon me cilësinë, duhet të marrë dënimin e merituar. Ndërsa loja si macja me miun për abuzim me fondet publike lipset të fillojë edhe në Tiranë, ku më shumë se kudo tjetër shërbimet publike janë në pikë të hallit dhe skema të pastra abuzivizmi me paratë publike. /apel.media