“Nga Superiorja më mungon Gjici”/ Gjoka: Dita, lojtar që e kemi pasur në dëshirën tonë

Ernest Gjoka vazhdon të ndjekë me shumë vëmendje Kategorinë Superiore, edhe pse karriera si trajner e ka çuar tashmë në Maqedoninë e Veriut ku drejton Shkëndijën e Tetovës. Në “Pressing” ai foli për eksperiencën e tij atje, por edhe për atë që I mungon nga kampioanti shqiptar.

“Unë Kategorinë Superiore e kam në fokus se është ai futboll atje që më ka bërë ky që jam sot. Është nostalgji e dashuri gjithmonë për atë futboll, njerëz e fanella, njerëz që japin gjithçka. Por edhe këtu ku jemi, jemi gjithmonë bashkë.

Cili president më mungon? Sigurisht në vitet e ma kam punuar me shumë president, por ai me më shumë sukses për mua ka qenë i Kukësit, Safet Gjici.

Dita? Kjo ëshstë për ta shpalosur klubi Shkëndija, nuk më takon mua ta them, se duhet ta prezantojë klubi. Por është futbollist që kemi pasur në dëshirën tonë, nuk them gjëra para kohe”, tha Gjoka.