Nga sot, Gjermania heq Kosovën nga lista e vendeve të rrezikuara

Instituti Robert Koch njoftoi sot se prej ditës së dielë, me 24 tetor, Kosova do të hiqet nga lista e vendeve të rrezikuara. Udhëtarët nga Kosova që vijnë në Gjermani më nuk do të kenë nevojë për test...
Nga sot, Gjermania heq Kosovën nga lista e vendeve të rrezikuara
Foto: Nga sot, Gjermania heq Kosovën nga lista e vendeve të rrezikuara

Instituti Robert Koch njoftoi sot se prej ditës së dielë, me 24 tetor, Kosova do të hiqet nga lista e vendeve të rrezikuara. Udhëtarët nga Kosova që vijnë në Gjermani më nuk do të kenë nevojë për teste e karantinime. Përveç atyre që udhëtojnë me avion, e të cilët nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit. Personat e pavaksinuar dhe që nuk janë shëruar, e që udhëtojnë me avion, duhet të kenë një test negativ, por nuk kanë nevojë për karantinim.
Lajmi është publikuar nga Diaspora Today.

Në listën e kuqe mbeten edhe më tej Shqipëria, Maqedonia e Veirut, Serbia, Mali i Zi, Kroacia. Personat që udhëtojnë nga këto vende në Gjermani duhet të kenë jo vetëm teste (nëse nuk janë vaksinuar apo shëruar) por duhet të futen edhe në karantinë 10 ditore. Pas pesë ditësh mund të bëjnë një test dhe të dalin nga karantina, nëse testi rezulton negativ.