Nga Prof. Dr. Artan Fuga/ Teatri dhe Shoqëria Piramidale

Turpi i kësaj kohe është që burokracia dhe ata që ne u paguajmë rroga me taksat tona, drejtoria e Teatrit, Ministria e Kulturës dhe nuk e di kush dreqin tjetër, e kanë braktisur të mirën e përbashkët, atë që ligja i detyron t’a mbrojnë, ndërtesën e Teatrit Kombëtar! Nderi dhe bukuria e kësaj kohe është se ndërtesën e Teatrit Kombëtar e kanë marrë në mbrojtje, e ruajnë dhe e përdorin qytetarët! Cfarë do të bëjnë tjetër ndërkohë që nëpunësia nuk bën detyrën minimale të saj! Teatri është prona jonë e të gjithëve! Ky është përfundimi!

Duke kaluar andej dje për të përshëndetur miq të mi atje, thashë me vete : a është edhe imi?

M’u atje në mes të skenës do të dal në foto si zotëri mes miliona zotërinjsh e zonjash të tjerë! Teatri duhet të jetë një e mirë ku aksionerë të jemi ne qytetarët! Ata e kanë braktisur! Ne mund t’a marrim në pronësi si aksionerë! Unë e përbuz shoqërinë piramidale, nuk e njoh, nuk e pranoj, e injoroj, më vjen për të vjellë prej saj!

Qytetarët në skenë!