“Nga nesër me dy seanca”/ Deda i drejtohet lojtarëve të Vllaznisë: Kush i përballon do luajë

Situata te Vllaznia e Shkodrës, sidomos me humbjen që pësoi me Teutën në “Loro Boriçi”, duket se i është afruar edhe më shumë “Play-Out” me fituesen e finales së vendeve të dyta të Kategorisë së Parë....
“Nga nesër me dy seanca”/ Deda i drejtohet lojtarëve të Vllaznisë: Kush i përballon do luajë
Foto: “Nga nesër me dy seanca”/ Deda i drejtohet lojtarëve të Vllaznisë: Kush i përballon do luajë

Situata te Vllaznia e Shkodrës, sidomos me humbjen që pësoi me Teutën në “Loro Boriçi”, duket se i është afruar edhe më shumë “Play-Out” me fituesen e finales së vendeve të dyta të Kategorisë së Parë.

Por, trajneri Hysne Dedja, që e ka theksuar disa herë kur ka marrë skuadrën se ka mangësi fizike, nuk ka ndërmend që të presë gjatë, duke kërkuar që t’iu japë ngarkesa lojtarëve, çka do të thotë se mendon edhe për më shumë se pesë ndeshjet e kampionatit, që do të thotë edhe për ndeshjen “Play-Out”.

“Mund të mos jetë normale, por do të kërkoj dy seanca në ditë. Diferenca me Bylisin është katër pikë, po duke qenë se janë edhe 15 pikë në lojë do të tentojmë të marrim sa më shumë. Një fitiore me Luftëtarin na jep shpresë, e pastaj të shohim përpara në katër sfidat e tjera”, – tha Hysen Dedja, që tashmë ka nisur të mendojë për Luftëtarin.