Maqedoni e Veriut/ Nga nesër fillon testimi i nxënësve nëpër shkolla për COVID-19

Rreth 8.200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme do të testohen për COVID-in nga java e ardhshme, në Maqedoninë e Veriut.

Testimi do të ndodhë me zgjedhje rastësie nga regjistri dhe do të jetë në dakordësi me prindërit e tyre.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se është planifikuar të zgjasë pesë ditë, ndërsa në ditë do të testohen rreth 1.600 nxënës.Testimi në shkollat fillore dhe të mesme organizohet me qëllim që të merren të dhëna për bartjen eventuale të virusit në shkolla.

Rreth 75 e mësuesve në shkolla janë të vaksinuar, ndërsa mësimin nga larg e ndjekin rreth 2 për qind e nxënësve.