Nga Majlinda Saraçi/ Regjistrimi i markës/ Domosdoshmëri për bisnez të suksesshëm

Gjatë veprimtarisë tuaj tregtare ju investoni në mënyrë të vazhdueshme për ti komunikuar konsumatorit vlerat dhe cilësitë e produkteve dhe shërbimeve tuaja, filozofinë dhe vizionin që ju keni. Në cdo strategji marketing, të gjithë këto lloj komponentësh, ju ia vishni një emërtimi ose logoje të caktuar, që mund të jetë emri i biznesit tuaj apo i një produkti.

Deri në këtë pikë ju i keni edukuar dhe informuar konsumatorët për vlerat e biznesit dhe produktit tuaj, të cilët ju shquajnë nga një numër i pakufizuar prodhuesish dhe produktesh të tjera. Në këtë pikë me të drejtë ju lind pyetja: Po sikur dikush tjetër të përdori emrin/logon e biznesit tuaj? Më lejoni t’ju përgjigjem: Ju thjesht keni investuar në ngritjen dhe pasurimin e një konkurenti tuaj.

Shumë biznese të cilat operojnë në treg, edhe pse kanë një logo/emërtim (brand) identifikues të biznesit të tyre, shpesh nuk kryejnë certifikimin e tyre si marka duke mos i regjistruar ato. Kjo ndodh për shkak se shumë prej tyre besojnë se regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit nën një emër të caktuar si subjekt tregtar i jep atyre të drejtën që ta përdorin këtë emër në mënyrë ekskluzive duke ndaluar çdo palë të tretë që të kryejë veprimtari tregtare nën të njëjtin emër (markë).

Megjithatë, ky fakt nuk është i vërtetë.

Edhe pse nuk ka ndonjë detyrim ligjor në këtë drejtim, është me vlerë që logo/emri i biznesit tuaj të regjistrohet si markë tregtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale. Vetëm nëse kryeni këtë procedurë, ju mund të përdorni të gjitha mjetet ligjore për të ndaluar përdorimin e paautorizuar të emrit/logos së biznesit tuaj nga një subjekt tregtar tjetër që përpiqet të përdorë emrin e biznesit tuaj në treg. Në këtë rast, ju mund të kërkoni pranë organeve komptente dhe gjykatës të dëshmpërbleheni për

përdorimin e paautorizuar të emrit të biznesit tuaj të regjistruar si markë, sipas mbrojtjes ligjore që ofron Ligji “Për Pronësinë Industriale” për mbrojtjen e markave. Marka është e tillë vetëm nëse rregjistrohet në regjistrin e markave./apel.media