Nga Klodian Tomorri: Kush e tha të vërtetën qeveria, apo media?

Qeveria është rruga, e vërteta dhe jeta

Ata qe besojnë se përmes ligjit te shpifjes qeveria ka synim te mbroje te vërteten dhe te luftoje shpifjen, mjafton t’i bëjnë vetes disa pyetje.

Kush e tha te vërteten kur u rriten taksat, çmimi i energjisë dhe ujit, qeveria apo media?

Kush e tha te vërteten kur qeveria e mbushi Shqipërinë me droge, qeveria apo media?

Kush e tha te vërteten kur Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme u implikuan drejtpërdrejt ne trafik ndërkombëtar droge, qeveria apo media?

Kush e tha te vërteten kur pati shit-blerje votash ne zgjedhje, qeveria apo media?

Kush e tha te vërteten kur kriminelet u ngjiten ne majën e pushtetit, qeveria apo media?

Kush e tha te vërteten kur kostot e koncesioneve u rriten me disa fish, qeveria apo media?

Kush e tha te vërteten tek Unaza e Re, qeveria apo media?

Kush e thotë te vërteten kur tenderit jepen pa gare, qeveria apo media?

Përgjigjuni këtyre pyetjeve dhe do te filloni te kuptoni me mire se cili është qëllimi i qeverise me paketën anti-shpifje.

Sigurisht qe lajmet e rreme ekzistojnë. Sigurisht qe ka media te cilat fabrikojnë lajme te pavërteta. Por një media qe transmeton lajme te rreme, mund t’ju hedhe paq një here, dy here, pastaj përfundon ne kosh sepse behet e pabesueshme. Influenca e saj ne publik shkon ne zero sepse askush nuk shikon apo lexon lajme tek një media ose portal qe mashtron.

Ky është vete rregullimi magjik qe bën tregu. Dhe ka sot ne Shqipëri me dhjetar portale apo media qe e kane provuar ketë.

Qeveria do te behet vete gjykatës i se vërtetës dhe ta vendose ajo se çfarë është e vërtete dhe çfarë është gënjeshtër.

Si rezultat te vërtetat ne Shqipëri do te jene si me poshtë:

Tenderit ne Shqipëri fitohen te gjithë me gare dhe ndershmëri.

Korrupsioni ne qeveri dhe ne shtet është zero.

Ekonomia po lulëzon si asnjë here me pare.

Rrogat vitin e kaluar u rriten me 27 për qind.

Cek UP-i ka parandaluar 64 mije vdekje.

Rama është kryeministri me i mire ne Euroje.

Ne fund, Rami është rruga, e vërteta dhe jeta. Njësoj si Jezus Krishti./apel.media