Nga Kastriot Myftaraj/ Kulti amerikan “Kim” në Shqipëri, paralel me Korenë Veriore

Nga Kastriot Myftaraj Ambasadorja Amerikane në Shqipëri Yuri Kim në fjalimin që mbajti me rastin e 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA tha se Shqipëria e ko...
Nga Kastriot Myftaraj/ Kulti amerikan “Kim” në Shqipëri, paralel me Korenë Veriore
Foto: Nga Kastriot Myftaraj/ Kulti amerikan “Kim” në Shqipëri, paralel me Korenë Veriore

Nga Kastriot Myftaraj

Ambasadorja Amerikane në Shqipëri Yuri Kim në fjalimin që mbajti me rastin e 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA tha se Shqipëria e kohës së komunizmit quhej “Korea Veriore” e Europës.
Në Korenë e Veriut në atë kohë ekzistonte dhe ekziston ende kulti “Kim” i diktatorit dinastik, tani Kim 3. Në Shqipërinë komuniste kulti “Kim” ishte ai i Enver Hoxhës, mikut të diktatorit Kim të Parë. Në 1973 kur unë isha shtatë vjeç, Enver Hoxha dhe Kim i Parë shkëmbyen letra ku përgëzonin njeri-tjetrin për kultin përkatës.
Duke qenë se në Shqipëri që nga viti 1991 është krijuar kulti i ambasadorit amerikan, zonja Yuri Kim nëse do të kishte pasur sadopak ndjenjën e vetëironisë, nuk do të kishte pranuar të vinte si ambasadore në Shqipëri, për shkak të emrit të saj.
Me ardhjen e Yuri Kim në Shqipëri vendi ynë rimori një ngjashmëri me Korenë Veriore në kuptimin që edhe në Shqipëri u krijua një Kult “Kim”
Në Shqipëri që nga 27 janari 2020 kur Yuri Kim mori detyrën u krijua i dyti kult “Kim” në botë, përveç atij në Korenë Veriore. Yuri Kim do të largohet nga Shqipëria pas dy vjetëve por ajo do të lerë pas damkën e Kultit “Kim” si emërtim për kultin e ambasadorit amerikan në Shqipëri.
Yuri Kim duket se po e shijon me shumë kënaqësi statusin e saj të kultit në Shqipëri.
Në SHBA nuk ka një kult të Presidentit që të jetë i ngjashëm qoftë edhe përsëlargu me atë të ambasadorit amerikan në Shqipëri.
Në Shqipëri kulti i ambasadorit amerikan shpjegohet pranueshëm me fjalë të tilla si “Kështu e kanë perandoritë”, apo “Është përfaqësuesi i perandorisë”.
Në të vërtetë, perandoritë kështu e kanë vërtet, por kur janë në periudhën e rënies së tyre. Një nga shenjat e rënies së perandorive është se në periferitë e tyre krijohet kulti i të dërguarve perandorakë, të cilët përfaqësojnë interesa të dyshimta, të papajtueshme me ato zyrtare perandorake.
Kulti i Ambasadorit Amerikan në Shqipëri, për më tepër në trajtën e sotme “Kim” është një turp për SHBA dhe Shqipërinë.
Historia paralajmëron me ironitë e saj të mistershme dhe koha do të tregojë se kulti amerikan “Kim” është tregues i të këqijave të mëdha të ardhshme./Kastriot Myftaraj