Nga Juxhin Çela, Hollandezi me standarte Afrikane!

Basha me demokratet i ka punet pisk. Ata i jane kundervene dhe arsyeja kryesore eshte ulja ne te njejten tryeze me hajdutet e votave dhe lejimi qe u beri Basha perosnave per ti legjitimuar ne tryeze. Por si te mos mjaftonte kjo, Basha ka ngritur sipas mediave edhe sektorin e propagandes jashte PD me zyra diku tek Garda e Republikes.

Reagimi i nje demokrati ne fb

Bashen mesa duket e kane marr ne qaf familjaret, ka emeruar ne pozicione kritike te PD jo njerez bazuar ne meritokraci por ne raportet e familjareve te vete. Eshte punesuar #DesadaMetaj ne PD, siç kishte punesuar nje gazetare nga Top Channel me pare e cila ka deshtuar me sukses, qe ka mbaruar shkollen e “plepave” ose ndryshe shkolla ne nje vend te Ballkanit gjate viteve kur ketu nuk kishte shtet dhe eshte formesuar profesionalisht ne mediat me pak profesionale te kontinentit keto dekada. Pse Basha ka refuzuar te ndertohen proçese meritokratike ku kandidatet per keto pozicione do vinin nga plotesimi i kritereve qe diktojne fitues por nga lidhje / ndikime emocionale, si thone mediat / portalet, pasi keta njerez punesohen per shkak se kane shoqe gruan e Bashes. Nese ai do ishte CEO ne nje kompani private nuk besoj se do kishte aksioner aty, si anetaret e PD dhe oponences qe duan largimin e Rames, qe do e mbeshtesnin kete. PD nuk eshte biznes familjar por nje interes kombetar i qindra mijera mbeshtesve aktual apo potencial, sidomos ne kushtet e nje sistemi te blinduar dy partiak. Kandidatet nuk selektohen nga kush reklamohet / ekspozohet me shume ne njerezit e familjes por nga rregulla meritokracie, keto garantojne rezultate dhe sukses. Nuk eshte habi qe ne PD shkojne punet kaq keq, ku e vetmja zgjidhje apo strategji duket baltosja e atyre qe mendojne ndryshe, asnje ide per te ofruar shprese permes ofertes politike dhe reformave te brenshme qe ngjallin besim krijon nevojen per ekspertet e tranzicionit shqiptar te baltes, njollosjes dhe propagandes fallco per pushtetaret. Nuk mund te drejtohet partia ashtu si Rama drejton zyrat e shtetit sot qe kane deshtuar, me parimin “fute se e kemi tonen”, ku asnje cilesi tjeter nuk duhet veçse ta kete propozuar dikush afer nesh. /apel.media