Nga Gjykata e Lartë kalon në Gjykatën e Posaçme të Apelit çështja ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

Çështja në ngarkim ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është dërguar nga Gjykata e Lartë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Gjykata e Lartë argumentoi se ka shkelje procedurale gjatë gjykimit të Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit Jaeld Cela.

SPAK e ka akuzuar për trafik droge, por deri më tani ish-ministri i Brendshëm është dënuar vetëm për shpërdorim detyre dhe asnjë nga 3 akuzat e tjera të ngritura nga Prokuroria.

Njoftimi:

Pershendetje, nisur nga interesi juaj, ju bej me dije se ceshtja ne ngarkim te te pandehurve S.T. dhe J.Ç., eshte derguar nga Gjykata e Larte dhe eshte regjistruar prane Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me date 24.11.2021 me nr. 47 regjistri themeltar.