Nga Erion Murataj/ Boll u lodhët duke e qepur, gjeni një tapë për Lulin

Nga Erion Murataj Është sa komike aq dhe dramatike situata ku ndodhet sot përfaqësimi dhe drejtimi i afro 42% e votuesve të 25 Prillit.Përtej agonisë mitike që shumë analistë shpalosin në ekrane, harr...
Nga Erion Murataj/ Boll u lodhët duke e qepur, gjeni një tapë për Lulin
Foto: Nga Erion Murataj/ Boll u lodhët duke e qepur, gjeni një tapë për Lulin

Nga Erion Murataj

Është sa komike aq dhe dramatike situata ku ndodhet sot përfaqësimi dhe drejtimi i afro 42% e votuesve të 25 Prillit.
Përtej agonisë mitike që shumë analistë shpalosin në ekrane, harrojmë disa detaje të vogla.
Duke marrë shkas nga zotimi i Lulit sot më duhet të sjell në kujtesën e publikut as më pak e as më shumë sesa historinë e Lulit në celuloid.
Çdo gjë daton qëkur ai u procedua për rrugën e kombit e shpetoi me recete aspirine .
Më pas kur një nga kundërshtaret e tij të sotëm Arben Ristani duke marrë kosto i dha mandatin e kryeqytetit me vota që vetëm një artisti si Luli mund ti gjente në kutitë e gabuara.
E teksa e mësuan të bilbilojë Berisha me shokë, duke eleminuar politikisht apo jo vetëm Sokol Olldashin e ndjerë, Luli zgjodhi çorapen.
E meqë vrima u hap gjejeni pak…
Luli eskaloi kur me çadrën e Republikës se re u “qe-pallua” fort me Ramën në 2017 nga ku vrima e çorapes ju shqye sa nuk thuhet e kur shqiptarëve i kishte thënë se s’ka zgjedhje me narkotrafikantin Rama…
Po ç’ndodhi ?!
Pas humbjes poshtëruese, Luli heshti, e të gjithë ata që sot i bëjnë luftën me fije në dore u turrën ti qepnin vrimen e shqyer të çorapes. Mirëpo, artisti ç’beri?!
Pa mbaruar mirë operacioni dogji mandatet e s’ u mjaftua me kaq. Pasi e beri copë çorapen duke i kënduar demokratëve e stonuar himnin, pas çdo torture me gas lotsjellës që i bëhesh në protesta premtoi duke rishqyer vrimën e çorapes me super aksionin e rrëzimit të Ramës.
Prapë ata që e kundërshtojnë sot me gjilpërë e fije në dorë, u turren për ta qepur por jo….Luli nuk hyri në zgjedhje vendore duke e shqyer çorapen fare dhe duke parashikuar apokalips nëse Rama do tentonte ti bënte ato.
Edhe pse u dogji kartat diplomatike si me mandatet, si me lokalet amerikanëve, askujt nuk ju rruajt për këtë, Lulit të parit…
Një operacion i fuqishëm qepjeje rifilloi dersa Luli Basha me topin në fushen e tij firmosin ç’deshi. Damianin që Luli ç’nuk i kishte thënë e ç’nuk kishte akuzuar.
Po nejse, erdhi fushata edhe pse me vrimën e shqyer të çorapes e pse me bashkë të shqyerin Gazmend Bardhi lanë pas edhe një viktimë në Elbasan, Luli humbi…
Sërish operacion nga ata që sot e luftojnë per t’ja qepur Lulit, por këtë herë artisti nuk duroi dot me t’ja virgjëronin çorapen, i flaku tej dhe pasi bëri perpjekjen e radhës për të cicëruar, u fik nga njerëzit që s’mundën më…
Sot ai dha një tjetër premtim që unë e di që do të jetë në një gjatësi vale me të mëparshmit .
Por një thirrje do kisha për ata që e luftojnë edhe demokratë

Boll u lodhët duke e qepur.
Gjeni një tapë për Lulin…