Nga ekspertja Majlinda Saraçi/ Marka e Biznesit tuaj/ Rëndësia e Regjistrimit

Marka Tregtare (brand-i) i një biznesi të caktuar, ka një impakt të pamohueshëm në rritjen e vendimeve të konsumatorëve për të marrë produket ose shërbimet të shënuara, nën emrin e një marke të caktua...

Marka Tregtare (brand-i) i një biznesi të caktuar, ka një impakt të pamohueshëm në rritjen e vendimeve të konsumatorëve për të marrë produket ose shërbimet të shënuara, nën emrin e një marke të caktuar. Marka tregtare (trademark) është një ndër elementet kryesore identifikues, për një subjekt tregtar, i cili kryen veprimtari biznesi të çdo lloji, e sidomos për ato subjekte të cilët operojnë në fushën e tregtisë dhe shërbimeve.

Marka mund të jetë një fjalë ose kombinim fjalësh (psh. emri biznesit tuaj), logo, simbol, slogan, figurë, kombinim ngjyrash e dritëhijesh ose çdo mjet tjetër, i cili shërben për të dalluar produktet/shërbimet e një biznesi nga produktet/shërbimet e ngjashme që ofron një biznes tjetër. Legjislacioni shqiptar, e konkretisht Ligji nr. 9947/2008 “Për Pronësinë Industriale” i ndryshuar, mundëson që emri i një biznesi të caktuar të regjistrohet si markë./old.apel.media