5G është kthyer këto ditë në kryelajm pas ngjarjeve të kronikës. Më shumë diskutohet si çështje konsipracioni se sa flitet se çfarë është realisht kjo teknologji, që në fakt është shërbim, si realizohet ai, çfarë janë rrjetet 5G, përparësistë, dëmet dhe kostot. Në fund sigurisht që duhet diskutuar për sigurinë e këtij rrjeti apo shërbimi, cilat janë kompanitë, hilet dhe pastaj sa fitohet… 5G e thënë në shqip është gjenerata 5-të e shërbimit të insternetit. Në terma makro është internet i shpejtë. Teknikisht situata është kjo. Nëse ne kemi një kompjuter ose telefon me internet dhe kërkojmë të hapim një faqe interneti ne presim një përgjigje nga rrjeti, koha shkuarjes së kërkesës dhe ardhjes së përgjigjes nga rrjeti njihet me termin PING, ose në zhargonin e përditshëm kjo është shpejtësia. Në rastin aktual 4G e realizon këtë proces për një kohë prej 43 milisekonda.
Pra nga momenti që ne shtypim butonin ENTER kërkesa jonë dërgohet në rrjet dhe jo në një rrjet vogël, por një rrjet global deri sa të gjejë përgjigjen, pastaj përgjigja bën të njëjtën rrugë deri në pajisjen tonë, pra gjithë këtë proces rrjeti aktual e bën për më pak 40/1000 e sekondës. Po rrjeti 5G? Rrjeti 5G e realizon këtë proces 40 herë më shpejt, pra rreth 1 milisekondë. Kjo është 5G-ja që flitet sot.
Si realizohet? 5G është një teknologji e re, sepse janë pajisje të një lloji tjetër që procesojnë këtë informacion me këtë shpejtësi. Praktikisht 5G do të ndryshojë gjithë infrastukturës pas pajisjes tonë që mund të jetë një telefon, tablet, orë apo kompjuter apo TV. Gjithçka tjetër do të bëhet nga zeroja, që nga antenat e celularëve e deri ruterat e thjeshtë, serverat, pajisjet e monitorimit. Pra 5G është një gjë e vogël pas të cilës fshihet gjithë bota.
Le të shpjegojmë si funksionon. Aktualisht në vendin tonë janë të instaluara antenna që suportojnë deri në 4G, këto antena suportojnë deri në një farë mase edhe 5G dhe kështu do të ndodhë, më pas ato do të zëvendësohen me radio që suportojnë 100% 5G. Antenat 5G janë të fuqishme, por gjithçka ka edhe përparësitë edhe të metat e veta. Një nga të metat e saj është se ato nuk suportojnë shumë klientë dhe nuk mbulojnë sipërfaqe të mëdha, ndryshe nga aktualet të cilat nuk japin internet të shpejtë por kanë mbulim më të madh si në numër klientësh ashtu edhe në distanca. Në këtë mënyrë teknologjia 5G kërkon instalimin e më shumë antenave të mëdha dhe të vogla, praktikisht këto antenna do të fillojmë t’i shikojmë kudo, në stacionë urbani, nëpër shtyllat e ndriqimit publik, thuajse kudo, që të përmbushet synimi për një përgjigje brenda 1 milisekonde. Nëse qëndrojmë tek kjo pjesë ne do të jemi të mbytur nga valët e 5G për të cilat ne ende nuk themi dot nëse janë të dëmshme apo jo sepse nuk janë të testuara në mësa për të parë efektin e tyre. Por nëse do të jenë të dëmshme, shoqëria mund të futet në kaos total sepse kjo të ndodhë pas investimit dhe lobimi për mos heqjen e tyre do të jetë shumë agresiv për shkak të kostos së lartë të investimit në këtë fushë dhe po aq agresiv do të jetë edhe reagimi për heqjen e tyre. Urojmë të mos jetë kështu.
A është i përatitur vendi ynë për këtë? Çfarë ndikimi do të ketë? Sot Shqipëria nuk plotëson asnjë standart për këtë shërbim, nuk ka as kërkesë tregu për të sepse ne jemi një vend që shërbimet nuk I kemi të varura nga internet në një masë të tillë sa shpëtimi ynë do të ishte 5G. Ne nuk kemi fabrika apo industri që kanë nevojën e kësaj, madje edhe sikur të ndodhte kjo, ato e marrin internetin përmes fibrës optike që ofron të njëjtën shpejtësi si 5G. Ne nuk kemi spitale që kryejnë operacione me robotë gjë që kërkon menaxhim në kohë reale. Ne nuk jemi një shoqëri shumë e lidhur me shërbimet e intertnet përveç faktit që rrimë gjithë ditën në rrjetet sociale. Pra nuk është as nevojë tregu, domosdoshmëri jo e jo. Më pak se 1% e përdoruesve të smartofonëve kanë një të tillë që suporton këtë shërbim.
Ditën që futet ky shërbim që ta kesh duhet të posedosh një pajisje që suporton atë, dhe të tilla pajisje aktulisht nuk gjen më të lira se 400 euro. Në këtë pikë ne kemi hyrë në pjesën ekonomike të këtij problem. Ekonomikisht ky shërbim do të jetë i papërballueshëm nga 90% e shqiptarëve. Aktualisht ne kemi një vend që po e teston këtë shërbim që është Kina. Imagjinoni pak tregun Kinez dhe atje 30 giga internet 5G kushtojnë 18$. Sa janë 30 giga? Kinezët përdorin IPTV për të shikuar TV, kjo pajisje kërkon 10 mega në njësinë e kohës, në rastin më të mirë kjo sasi interneti nëse përdoret me kursim do të mjafonte për një ditë. Ja sa është kostoja atje. Ndaj shqiptarët ankohen se u mbaron 4G shpejt, sepse 4G është internet I shpejtë dhe shkarkon më shume mega në njësinë e kohës, ndaj mbaron shpejt, imagjinoni tani kur mbaron interneti 5G. Sa do që të ulet cmimit kurrë nuk do të shkojë dot atje ku duhet për ne, sepse interneti nuk është si patatja e Kukësit që e prodhojmë në vend, është një shërbim që kompanitë e blejnë jasht./apel.media