Nga Edi Paloka/ Çfarë kanë vjedhur hajdutët në shtëpinë e Elisa Spiropalit?

Nënkryetari i Partisë Demoratike Edi Paloka ka nxjerrë një sekret.

Në një status të tij në Facebook, ai shkruan se në Janar të këtij viti, hajdutët kanë vjedhur shtëpinë e Ministres socialiste.

Pse ministrja nuk e ka denoncuar?

Paloka ka reaguar pas deklaratave të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, se PS-së i duhet edhe një mandat i tretë.

“Pse i duhet Elisës një mandat i tretë? Mos vallë sepse në janar të ketij viti i hynë hajdutët në shtëpi? Po në se i vodhën shtëpinë, pse nuk ka një denoncim zyrtar në polici?!! Cfarë kanë vjedhur hajdutët në shtëpinë e ministres së Ramës, ish-drejtoreshë e doganave, që nuk e lejon të bëj denoncim në polici ?!! Prandaj i duhet një mandat i tretë, që të “kompensoj humbjet” dhe të barazohet prapë me kolegët?”,- shkruan Paloka./apel.media