“Nga duart e tua kanë dalë qindra artistë”/ Meta vlerëson Profesorin Gjovalin Lazri me titullin ‘Mjeshtër i Madh’

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka dhënë sot Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, Profesor Gjovalin Lazri.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shpreh nderim dhe respekt, ndaj të gjithë plejadës së mësuesve dhe drejtuesve të Liceut Artistik ‘Jordan Misja’ ndër dekada, që kanë nxjerrë qindra artistë.

Postimi i plotë nga Presidenti Ilir Meta:

Në vlerësim të talentit të spikatur muzikor, të mjeshtërisë së lartë të interpretimit si violinçelist, si dhe me mirënjohje për kontributin e veçantë të dhënë gjatë punës plot përkushtim si drejtues i Liceut Artistik ‘Jordan Misja’, pata kënaqësinë të çmoja me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, Profesor Gjovalin Lazri.

Muzika është magjike dhe universale, sepse ajo prek telat e shpirtrave tanë! Ajo mund të ndryshojë botën, sepse ka aftësinë të ndikojë e të ndryshojë shpirtin njerëzor. Muzika i bashkon dhe i bën më të afërt njerëzit e ndryshëm, dhe në të njëjtën kohë e bën shoqërinë tonë edhe më të harmonishme.

Siç ja ka arritur me shumë sukses edhe Profesor Gjovalin Lazri, së bashku me kolegët e tij, artistët e mëdhenj Tish Daija, Robert Radoja, Zhani Ciko e shumë të tjerë.

Nderim dhe respekt, ndaj të gjithë plejadës së mësuesve dhe drejtuesve të Liceut Artistik ‘Jordan Misja’ ndër dekada, nga mësimdhënia, përkushtimi, mendjet dhe duart e tyre kanë dalë qindra kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë e artistë, të cilët kanë arritur të bëjnë emër edhe në skenat më të mëdha të Europës dhe të botës. 🎼🇦🇱

Në vlerësim të talentit të spikatur muzikor, të mjeshtërisë së lartë të interpretimit si violinçelist, si dhe me…

Gepostet von Ilir Meta am Samstag, 27. Juni 2020