Nga Bledi Dika: Deduksione- Energjia dhe kriptomonedhat

Së fundmi raportohet hapja e dyerve hidroçëntraleve, ndërkohë që pak muaj më parë është blerë energji elektrike, pavarësisht se parashikoheshin reshjet. Ndërkohë mbetet mister se ku ka përfunduar një pjesë e energjisë së prodhuar nga hidroçentralet private.

Humbjet e pajustifikuara të energjisë në rrjet në raport me parashikimet janë diku tek 0,6 Tw/h. Nëse këto Terrawat do ti blinim/importonim do të kushtonin diku rreth 125-140 milion euro sipas cmimit ne bursë.

Tani për këto humbje misterioze nuk ka as hyrje as dalje, nuk ka një metodologji që të verifikoj ku humbin e si humbin, thjesht avullojnë në rrjet për probleme teknike, ku problemet gjithsesi duhet të toleronin diku te 6%.

Ku shkojnë 0.6 TW/H dhe një pjesë e energjisë së hidrocentraleve private ?

Duke qenë përher dyshues atëherë le të spekullojmë me një hipoteze se si të gjejmë një mënyre që kjo energji edhe pse nuk mund të konservohet edhe pse nuk rezulton e shitur, të prodhoj të ardhura.

Përgjigja e parë dhe e menjëhershme do të ishte që është e pamundur, përderisa energjia njëherë që prodhohet nuk mund të konservohet por të transmetohet, konsumohet ose të humbi në rrjet, nga ana tjetër ajo nuk rezulton e shitur. Atëherë thjesh dhe me të vërtetë ka humbur në rrjet?!

Në hipotezë e sipër, megjithatë ekziston nje mënyrë të transformimit të kësaj energjie në vlerë, pra në para pa u detektuar dhe duke e konsideruar pse jo humbje në rrjet.

Një makineri prodhimi kriptomonedhash nga më eficentet sot për sot, ku cmimi i tyre është në pikiatë prodhon 21 dollar në 24/orë me një konsum prej 82200 watt.
Nëse 0.6 TW/h qe janë humbjet do ti transformonim në Watt = 600 miliard Watt.
Nëse këto do ti pjestonim për konsumin ditor 82200 që prodhojn 21usd/ditë atëherë kemi
600 miliard / 82200 x 21usd = 153 milion usd.

Pra 0.6 TW/h mund të kthehen në 153 milion usd fitime në kriptomonedha.

Sot një bitcoin kushton 17 000 usd, imagjinoni kur kushtonte mbi 60 mijë USD.
Sido që të jenë cmimet në bursë, nëse një hipotezë e tillë është e aplikueshme, fitimet janë gjithnjë të garantuara sepse energjia e humbur nuk ka kosto është rikthim total në para dhe gjithashtu nuk le asnjë gjurmë transaksioni, prandaj vjedhje më të pastër se kjo zor se gjen.

Ps. Një skenar i tillë bazohet mbi mundësi totalisht të realizueshme nëse kush ka pushtetin dhe kontrollin mbi energjinë të jetë pak hajdut. Meqenëse ne kemi një pushtet të “ndershëm” ky mbetet një spekullim i pabazuar në fakte por mbi fantazi .