Nga Astrit Patozi/ Propozimet e Bindjes Demokratike për Reformën Zgjedhore

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i ftuar në një media televizive ka renditur pikat e propozuara nga Bindja, për Reformën Zgjedhore.

I ftuar në një emision televiziv, Patozi tha se Bindja Demokratike, ka dorëzuar tashmë propozimet konkrete të cilat janë zgjidhja e duhur për të ndryshuar sistemin aktual. Konkretisht pikat e propozuara janë:

A-Ndryshime në kushtetutë – për ndërrimin e sistemit politik, nga propocional rajonal me lista të mbyllura, në proporcional kombëtar me lista preferenciale, ose të hapura.

B-Ndryshime në Kodin Zgjedhor

C-Ndryshime në ligjin “Për partitë politike”

D-Ndryshime në Kodin Penal

E-Ndryshime në ligjin “Për administatën publike”

F-Ndryshime në ligjin “Për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”

G-Hartimi i një ligji të posaçëm për referendumet

“Shqipëria sot nuk ka nevojë për një reformë të përciptë zgjedhore, tha Patozi.

Pra, ne na duhet një formatim i rregullave të lojës dhe duke marrë spunto nga reforma zgjedhore, që është një detyrë shtëpie që ne duhett ta kishim bërë me kohë, që na është dhënë nga ndërkombëtarët.

Ajo që ne propozojmë është se një reformë e thellë do të thotë që të fillojmë nga sistemi, i cili është përgjegjës për këtë situatë dramatike ku opozita dhe qeveria janë në një marrëdhënie aspak normale, ku kemi një president që është me një këmbë i shkarkuar. Dhe prej saj dalim vetëm pasi opozita dhe qeveria të marrin përgjegjësitë e tyre.

Si opozita edhe mazhoranca po përpiqen që ta shtyjnë reformën zgjedhore duke mos i dhënë rëndësinë e duhur. Sistemi zgjedhor duhet të kalojë në një sistem proporcional kombëtar me lista  të hapura”,- tha Patozi.