“Newcastle u vodh!”/ Penalltia e PSG-së në minutën e 98-të shkakton polemika

PSG-ja ka barazuar sot në minutën e 98 kundër Newcastle-s. Skuadra angleze ishte shumë pranë surprizës së madhe, e cila do e dërgonte në vendin e dytë në renditjen e grupit F. Por situata mori një rrj...
“Newcastle u vodh!”/ Penalltia e PSG-së në minutën e 98-të shkakton polemika
Foto: “Newcastle u vodh!”/ Penalltia e PSG-së në minutën e 98-të shkakton polemika

PSG-ja ka barazuar sot në minutën e 98 kundër Newcastle-s. Skuadra angleze ishte shumë pranë surprizës së madhe, e cila do e dërgonte në vendin e dytë në renditjen e grupit F.

Por situata mori një rrjedhë tjetër në minutat shtesë, kur gjyqtari akordon një 11 metërsh në favor të parisienëve.

Dembele kërkon të pasojë në zonë, por topi prek fillimisht në trupin e lojtarit kundërshtar dhe më pas prek edhe bërryllin e tij. Marciniaku ka shkuar ta shohë në monitorin e VAR-it këtë rast, për të marrë më tej vendimin për të akorduar penallti.

Një vendim që ndryshoi tërësisht rrjedhën e lojës dhe që ka shkaktuar shumë polemika. Rrjeti po zien nga debatet nëse ishte një vjedhje apo një penallti e merituar ajo e PSG-së.