Newcastle u kërkon tifozëve të tyre që të mos veshin rroba tradicionale arabe në ndeshje

Newcastle United iu ka kërkuar tifozëve të vet të mos veshin rroba tradicionale arabe gjatë ndeshjeve të ekipit të tyre në stadium, në mënyrë që, siç tha, të mos e fyejnë askënd.

Pronarët e rinj të Newcastle Unitedit nuk u ndien të fyer nga tifozët të cilët e festuan blerjen e klubit nga ta duke veshur rroba arabe të punuara nga dora. Megjithatë, atyre do t’iu pëlqente që kjo të mos ndodhte më, njofton klubi.

Në një komunikatë për media të publikuar të mërkurën, Newcastle tha: “Ju lutemi përkrahësve të mos veshin rroba tradicionale arabe apo shamia të frymëzuara nga Lindja e Mesme gjatë ndeshjeve, përveç nëse mbani rroba të tilla në jetën e përditshme”.

Ndeshja në shtëpi kundër Tottenham Hotspur të dielën ishte e para për Newcastle nën drejtimin e pronarëve të rinj arabë.

Fondacioni për Investime Publik i Arabisë Saudite e bleu Newcastle Unitedin për 300 milionë funte në fillim të këtij muaji.