Nesër miqësore me Kukësin U21, grumbullohet kombëtarja U19 e Cungut

Kombëtarja U19 e drejtuar nga trajneri Armando Cungu është grumbulluar për një sfidë miqësore që do të zhvillojë në ditën e nesërme ndaj Kukësit U21.në këtë grumbullim janë lojtarë të datëlindjes së vitit 2003, teksa gjithashtu bëhet fjalë për lojtarë vendas.

Në një prononcim për fshf.org para këtij testi, tekniku shkodran i kuqezinjve thekson se këto janë ndeshje për të parë se çfarë mundësish kanë lojtarët dhe çfarë mund të japin për kombëtaren, ndërsa shton se do të kërkojë që ta ketë gjithnjë të angazhuar ekipin për të mbajtur nën vëzhgim futbollistët.

“Prej muajsh ne kemi punuar dhe kemi përzgjedhur lojtarët që aktivizohen në kampionatin shqiptare të vitlindjes 2003, duke krijuar një grup më të ngushtë me elementët më premtues. Tani është momenti për të bërë testime më konkrete nëpërmjet ndeshjeve miqësore me skuadra të një niveli po themi më të lartë në aspektin e konkurrencës për të parë më qartë mundësitë dhe ata çfarë mund të japin këto lojtarë për ekipin kombëtar. Aktualisht, duke mos pasur mundësi për të afruar lojtarët që aktivizohen në klube të huaja ne jemi fokusuar te lojtarët që militojnë në kampionatin shqiptar.

Le të themi që faza e seleksionimeve mund të quhet e përfunduar dhe tani po përpiqemi të gjejmë sa më shumë rivalë për të organizuar ndeshje miqësore, qoftë në Shqipëri, qoftë edhe me skuadra jashtë vendit. Sigurisht është një situatë e vështirë për momentin në këtë aspekt, por ne do të bëjmë maksimumin që Kombëtarja U-19 të jetë e angazhuar vazhdimisht, duke mbajtur nën vëzhgim të gjithë lojtarët që kanë një perspektivë të mirë.

Them se është bërë një punë e mirë në evidentimin e elementëve të rinj deri tani dhe shpresoj të vazhdojmë kështu deri në momentin që gjithçka të kthehet në normalitet dhe të mund të marrim pjesë në aktivitete zyrtare europiane”, u shpreh Cungu.

Lista e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Kukësit U21: