“Nëse opozita nuk e bën do të zhgënjejë”/ Berisha tregon çfarë do të ndodhë me Ramën pas 25 prillit

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se pas 25 prillit Rama do shkoje për ndjekje penale për disa dosje.

Ai tha se “çdo opozitar duhet të jetë i vendosur dhe ta ketë si objektiv që kjo fitore t’i japë dënimin e merituar që ç’bëri Shqipërinë më shumë se Enver Hoxha deri më sot”.

“Pas 25 prillit Rama shkon për ndjekje penale për disa dosje. Nëse opozita nuk përgatitet për këtë proces, ajo do të zhgënjejë shqiptarët dhe botën. Mbi Edi Ramën rëndojnë krime të shëmtuara, nga tradhtia kombëtare, deri në vjedhjet deri jashtë çdo imagjinate.

Erdhi në pushtet dhe nuk gjeti asnjë fakt, se aty i ka dosjet. Rama ka kryer krime aq të rënda në të gjitha aspektet dhe proceset e dosjet duhet të jenë disa. Çdo opozitar duhet të jetë i vendosur dhe ta ketë si objektiv që kjo fitore t’i japë dënimin e merituar që ç’bëri Shqipërinë më shumë se Enver Hoxha deri më sot.

Nëse opozita ulet periodikisht në tavolinë me një bandit si Gjiknuri, e detyruar për një arsye madhore, unë nuk di ç’tu them për të tjetër pastaj. Unë mendoj se opozita ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këshillin politik”, u shpreh Sali Berisha për Ora News.