Nënshkruhet marrëveshja, tani mund të udhëtoni pa viza drejt shtetit të shumëkërkuar

Çdo shqiptar mund të udhëtoje pa vizë në një nga vendet më të pëlqyera të globit. Në mbledhjen e sotme që bëri qeveria shqiptare, e kryesuar nga Edi Rama, u mor vendimi me propozimin e tij, që shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në Arabinë Saudite .

Ndërkohë, për të gjithë shtetasit e huaj, edhe nga Arabia Saudite, në një vendim të mëparshëm të qeverisë për të favorizuar edhe turizmin, nga 1 prilli i këtij viti deri më 31 tetor 2019, shtetasit e huaj nga Rusia, Arabi Saudite, Bjellorusia, Katari, Omani, Tailanda, Bahrejn dhe Kina, mund të udhëtojnë pa viza në Shqipëri./apel.media