Nënkryetari i AMA: Paketa anti-shifje krijim i qeverisë shqiptare, nuk ekziston në asnjë vend të botës

Sami Nezaj, nënkryetari i Autoritetit të Medias Audiovizive  e ka cilësuar  paketën anti-shpifje, shpikje të qeverisë, që nuk ekziston në asnjë vend tjetër.

Ai e konsideron ligjin të panevojshëm dhe thotë se qeveria kurrë më parë nuk ka këmbëngulur kaq shumë në lidhje me ndonjë ligj.

“Ky projektligj nuk ka asnjë lidhje me asnjë lloj ligji ,është përvojë e qeverisë tonë .Nuk kemi një rekomandim nga BE për mediat në përgjithësi por vetëm për mediat audio-vizive, nuk prek kontentin për mediat e shkruara pra online, ka vetëm një moment që e prek kur përmbajtja e mediave online është e qenësishme në video

Këmbëngulja e qeverisë për të kaluar Ligjin Për Mediat nuk është hasur kurrë më parë as në media as në politike . Ky ligj është i panevojshëm , projekti i ligjit nuk është se parashikon ndonjë gjë, nëse flasim për bollëkun e mediave online është problem administrativ nuk ka nevojë për përballje ligjore”, tha Nezaj./apel.media