Nëndetësja bërthamore amerikane përplaset me një objekt të panjohur në detin jugor të Kinës

Më shumë se 50 marinarë janë lënduar, pas një incidenti që ndodhi me nëndetësen në të cilën ato udhëtonin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se nëndetësja bërthamore amerikane është përplasur me një objekt të panjohur në detin jugor të Kinës.

Një incident i tillë ka shkaktuar shumë tensione mes dy superfuqive Kinë dhe SHBA.  Në përpjekje për të mbrojtur zonën për çështjen e Tajvanit Kina ka shtuar masat e ruajtjes së rajonit tashmë shumë të diskutuar në arenën ndërkombëtare.

“Impianti bërthamor i ‘USS Connecticut’ dhe hapësirat nuk u prekën dhe janë tërësisht funksionale,” tha një zëdhënës i Marinës. Ndër të tjera ai theksoi se akoma nuk ka një raport në lidhje me dëmtimet që mund ti jenë shkaktuar nëndetëses.

Nga ana tjetër Kina bën me dije se në të gjithë Detin Jugor ka ndërtuar baza ushtarake të avancuara në ishuj të vegjël në det, duke zemëruar shtetet e tjera që gjithashtu kanë pretendime për ujërat nga të cilat lagen tokat e tyre.

Ndërkaq Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj shpesh dërgojnë anije luftarake në ujërat ndërkombëtare në rajon për të demonstruar përkushtimin e tyre ndaj lirisë së lundrimit, për pakënaqësinë e Pekinit.