Nëna dhunon barbarisht fëmijën: Kush është gjyqtarja që e cilësoi dhunën “të drejtë prindërore”

Elisabeta Meta është gruaja nga Saranda e cila u shfaq mbrëmë në një video të publikuar nga “Fiks Fare” ku dukej qartë ushtronte dhunë ndaj vajzës me pretekstin se nuk kishte larë enët.

Ngjarja u denoncua nga njerku i vogëlushes dhe bashkëjetuesi i 41-vjeçares.

Meta u shoqërua mbrëmë afër mesnatës në polici dhe po mbahet në ambientet e komisariatit ende.

Në polici është thirrur edhe njerku si dhe vajza minorene e cila është marrë në pyetje në praninë e psikologëve.

Ndërkaq, historia e Elisabeta Metës e cila është nënë e dy fëmijëve, kishte shkuar më herët, konkretisht në shtator të 2019-ës në dyert e gjykatës por kjo e fundit e pa të arsyeshme të rrëzonte urdhrin e mbrojtjes.

Çështja u shqyrtua nga gjyqtarja Suela Xhani e cila mesa duket nuk e ka studiuar mirë të drejtën prindërore.

Ndërkaq, mësohet se Elisabeta Meta, dhunuesja e cila u shfaq në video edhe duke folur me një fjalor ordiner, nuk e ka ‘frenuar’ gjuhën as në komisariatin e Sarandës dhe ka shpërthyer në të shara./apel.media