Negociatat: Pritet të çelet drita jeshile për Tiranën

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, njoftoi se Komisioni ësht në përfundim të propozimit  në lidhje me ndryshimin e mënyrës së negociatave të antarësimit për vendet aspirante.

Botimi u njoftua jo zyrtarisht për më 29 janar, por sidoqoftë, projekt-propozimi nuk është përfunduar ende, dhe data tjetër e mundshme është 5 shkurt.

“Me metodologjinë e re, ne duam ta bëjmë procesin e zgjerimit më të besueshëm, që do të thotë se nëse njëra palë përmbush detyrimet e saj dhe pala tjetër duhet të bëjë pjesën e vet. Ne duam të kemi një proces që do të jetë i dobishëm për të gjitha palët – si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për institucionet e BE “, tha Ana Pisonero./apel.media