“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”/ Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, ceremoninë e dërgon tek babai në Hagë

Është fejuar Gresa Krasniqi, vajza e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë. Ajo ka treguar se ceremoninë e fejesës e ka dërguar tek babai në Hagë. “E sollëm cer...
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”/ Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, ceremoninë e dërgon tek babai në Hagë
Foto: “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”/ Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, ceremoninë e dërgon tek babai në Hagë

Është fejuar Gresa Krasniqi, vajza e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.

Ajo ka treguar se ceremoninë e fejesës e ka dërguar tek babai në Hagë.

“E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë. ‘Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë’, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhash diten që fillova te flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi”, ka shkruar Gresa.