Në shtëpinë e engjëllit- Rama viziton sërish Aurel Lalën

Edi Rama ka vizituar  sot shtëpinë e Aurelit.  Ai është djaloshi që shpëtoi nga tërmeti, duke u hedhur nga kati i tretë.  Rama nga ana tjetër i ka sjellë të voglit edhe  posterin e Ronaldos, të cilin dhe ia ka varur tek krevati.

Edi Rama i ka  thënë Aurelit, se idhullin e  tij Kristiano Ronaldon e ka shumë afër, tashmë edhe kur të përgatisë mësimet, do ta ketë portretin e futbollistit pranë tij.

“Aureli u bë i famshëm prej Ronaldos. Tani Aureli do mësojë, do studiojë, do të ketë sukses që të bëhet i famshëm nga vetja e vet. Këtë kemi objektiv apo jo. Edhe të mësosh. Ditën e parë të shkollës do të çoj unë në shkollë. Do çohemi herët, do pimë një kafe dhe në 8 fiks të jemi te shkolla, pa vonesë”, tha Rama./apel.media

Postimi i Edi Ramës:

Kamëz – Në shtëpinë e ëngjëllit 😇 i cili fluturoi nga kati i tretë për t’i thënë JO vdekjes e që sot pas ëndrrës së realizuar për të takuar Ronaldon, vazhdon jetën plot me ëndrra e dëshira të cilat një kampion i këtij niveli do i arrijë patjetër 💪