“Në Shqipëri situata mbetet e kontrolluar”, Manastirliu flet mbi pandeminë në vend: Vaksinimi e vetmja armë

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” ministrja Manastirliu ka treguar mbi situatën aktuale të Covid-19.  Ajo tha se ka pasur një rritje të infeksioneve të reja por në krahasim me vendet e rajonit dhe të Eu...
“Në Shqipëri situata mbetet e kontrolluar”, Manastirliu flet mbi pandeminë në vend: Vaksinimi e vetmja armë
Foto: “Në Shqipëri situata mbetet e kontrolluar”, Manastirliu flet mbi pandeminë në vend: Vaksinimi e vetmja armë

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” ministrja Manastirliu ka treguar mbi situatën aktuale të Covid-19. 

Ajo tha se ka pasur një rritje të infeksioneve të reja por në krahasim me vendet e rajonit dhe të Europës situata është në kontroll.

Lidhur me preferencën për vaksinën Pfizër, duke e konsideruar si më efektiven, Manastirliu tha se të gjitha vaksinat e certifikuara garantojnë efektivitet.

Jemi në një situatë të cilën po e shohim infektime që herë janë në tendencë rritje, herë në zbritje, por fatalitetet mbeten në nivel shqetësues. Ju jeni shprehur se situata është në kontroll. Çfarë situatë po jetojmë tani me Covid-19?

Komiteti Teknik i Ekspertëve duke qenë se mblidhet në mënyrë periodike analizon situatën, shifrat e situatës ditore janë në tryezën time çdo ditë për të bërë edhe një krahasim me situatën ku kemi qenë dhe për të krijuar projeksione. Komiteti Teknik i ekspertëve dje ka patur një komunikim me publikun ku ka relatuar edhe incidencën 2-javore ku ka një rënie të lehtë por rastet aktive janë të rritura. Që do të thotë dhe shpërndarja në bashki është rritur. Kemi 48 bashki që vijon, një rritje të virusit.  Ka ende qarkullim që është një qarkullim i lartë, por krahasuar me vendet e rajonit, por edhe me vende evropiane ne situatën e kemi nën kontroll. Nisur nga fakti se  në Mbretërinë e Bashkuar rastet janë rritur në mënyrë eksponenciale, vendet baltike, sidomos Letonia ka pësuar një rritje të madhe të rasteve dhe ishte një nga vendet që mbahej që  kishte një  eksperiencë pozitive në trajtimin e pandemisë me shumë pak mortalitet dhe tashmë janë duke u mbyllur. Në Shqipëri situata mbetet e kontrolluar. Komiteti ka vendosur të mos ndryshojë masat, por sigurisht të rekomandojë vaksinimin si të vetmen armë që ne kemi për të  kufizuar përhapjen e infeksionit dhe për të patur një kontroll në hospitalizim dhe për të reduktuar fatalitetet.

Komiteti vendosi në fakt  dozën e tretë të vaksinës për personat mbi 60-vjeç po kështu edhe për të miturit 12+ dhe 16+. Dua të ndalem në një fenomen, vaksina Pfizer. Më e preferuara, ka nga ata që nëse nuk ka Pfizer nuk vaksinohen. Pse nuk marrim vetëm vaksina Pfizer dhe si është situata me këto vaksina?

Shumë interesante pyetja.  Të gjitha vaksinat veprojnë. Nuk do të kishim marrë asnjëherë vaksina që nuk do të ishin të certifikuara. Që prej fillimit të kontratave që ne kemi lidhur të përpjekjes që  ka bërë qeveria shqiptare për të garantuar në një kohë shumë të shpejtë  sepse të gjithë qytetaret kanë qenë me pritshmëri maksimale  për t’i patur vaksinat, ne kemi garantuar vaksinat e Pfizer, AstaZeneca, SinoVac dhe të Sputnik, Të gjitha këto janë vaksina të certifikuara, pra garantojnë efektivitet. Padyshim që qytetarët duke dëgjuar dhe duke lexuar  se cilat janë vaksinat e miratuara nga FDA-ja amerikane apo Agjencia e Certifikimit të Barnave Europiane, kanë tendencën  të shkojnë në vaksinën që kanë vetëm këto certifikime. Por të njëjtën gjë e ka edhe vaksina CoronaVac e cila është e certifikuar nga OBSH për përdorim dhe të gjitha studimet kanë treguar se ka një efektivitet të lartë. Ndaj ne nuk mund të vëmë pikëpyetje aty ku flet shkenca. Nëse ne vendosim pikëpyetje atje ku flet shkenca atëherë do të biem pre e gjykimeve të gabuara dhe çfarë është e rëndësishme për sa i përket vaksinimit. Ne kemi  një portofol të devirsifikuar të vaksinave për të garantuar që të mos të na mungonin vaksinat. Pfizer ende nuk kishte lidhur kontratat me vendet e rajonit kur ne pas  Serbisë të dytët lidhëm kontratë me Pfizer. Tashmë ne e kemi garantuar furnizimin me Pfizer nga instrumenti Covax-it për t’u furnizuar me lloje vaksinash. Pse  nuk qenka  Astazeneca kaq e mirë? Pse nuk është Coronavac apo Sinovak kaq të mira? Janë të gjitha të mira. Vetëm se sigurisht që për një arsye apo një tjetër qoftë dashamirëse apo dashakeqe në kuptimin e informacioneve të gabuara që japin çojnë vëmendjen e qytetarëve drejt një lloji vaksine që  mendojnë se është më efektive. Jo. Të gjitha vaksinat janë efektive. Ndryshe Komiteti nuk do t’i kishte rekomanduar. Janë rekomanduar nga Komiteti përpara se t’i blinte qeveria, ashtu sikur komiteti i vaksinimit rekomandoi dozat buster dhe qeveria i është përgjigjur duke rritur volumin e vaksinave si dhe uljen e moshës së vaksinimit +12 dhe +16 me sëmundje kronike gjithmonë me konsensusin e prindit.