Në Pogradec shpallin “non grata” Kridens Metën

“E kreu me sukses misionin”. Kështu shprehen në Pogradec për Kridens Metën pas rënies në Kategorinë e Dytë, një rënie e kontestuar fortë nga liqenorët. Në kampin pogradecar ende nuk i besojnë syve për atë çka ndodhi, por sidomos se si ndodhi. Sipas tyre faktori kryesor i kësaj drame është pikërisht gjyqtari kryeqytetas Meta, i cili kishte ardhur me objektiv të qartë në Peqin.

Madje trajneri Ardian Abazaj në minutën e 55-të të takimit tërhoqi për rreth 5 minuta skuadrën e tij nga loja. Sikur të mos mjaftonte kjo, Meta ndëshkoi me të kuq teknikun sëbashku me djalin e tij Marin Abazaj, duke lënë me 10 lojtarë për mbi 30 minuta Pogradecin.

Në qytetin liqenor kanë shpallur “non grata” arbitrin 45-vjeçar. Ndërsa tani duhet të mendohet për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë.