“Në pjesën e parë luajtëm pa gjak dhe vizion”, Vukiçeviç: Bytyqi tregoi se ka karakter, ndeshja nuk shkoi siç donim

Trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç u shpreh mjaft i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij, pavarësisht dy golave të pësuar nga Kukësi. Pas ndeshjes, trajneri malazez u shpreh:

“Është ndeshja e tretë që pësojmë dhe ringrihemi. Kundërshtari luajti më mirë se ne i përgëzoj. Në pjesën e dytë kemi shënuar dy gola, kishim një shtyllë, kishim rast me Zarubicën, Fazliun dhe kishim mundësi të fitonim. Në qoftë se shikojmë gjithë ndeshjet kundërshtari luajti më mirë se ne, nuk luajtëm mirë në pjesën e parë. Pa gjak, pa vizion në pjesën e parë, humbëm 45 minuta. Në pjesën e dytë arritëm të kthenim një rezultat 2-0, është gjë e mirë ekipi tregoi që ka karakter.

Guindo? E bëmë sepse Guindo në 3 ndeshjet e para nuk ka shënuar, punon shumë për ekipin por nuk ka pasur mundësi. Donim të provonim si do të shkonte. Ndeshja nuk shkoi siç donim ne.

Bytyçi? Bytyçi është 17 vjeç, ka nevojë për ndeshje, minuta. Ka gjëra që i bën akoma si një djalë, por gjithashtu ka gjëra të mira. Nuk isha i lumtur se si luajti lojtari tjetër në pjesën e parë, dhe doja t’i jepja një mundësi ta shikoja si do të luante. Tregon që ka forcë të madhe, dhe e dija që do të luante mirë. I thash mos të shqetësohej për rezultatin, të bënte punën e tij dhe ja doli. Unë flas për ekipin tim, e di që është e vështirë të stërvitesh gjatë gjithë verës dhe të mos kesh pushim.

Pak a shumë pas 20 ditësh filloi sezoni, dhe ky është proces që do kohë, ndryshuan shumë lojtarë. Jam i lumtur me gjendjen e ekipit, jam i sigurt që rezultatet do të vijnë. Pres një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme, pres që gjithçka të shkoj shumë mirë’’, u shpreh Vukiçeviç./Panoramasport