Në një lidhje me Adrolën? Capital T flet mbi jetën e tij private

Së fundmi Capital T ka qënë i ftuar në një emisionin, ku ka folur edhe në lidhje me jetën e tij private dhe planet që ka për martesë.

Në lidhje më këtë ai ka pranuar se momentalisht është beqar.

Thjesht nuk i ka ardhur koha, ajo është me ndjenjë nuk është se e ke të përcaktuar, jeta është shumë e ngarkuar nuk e ke kohën që ti dedikohesh dikujt ashtu si duhet. Besoj zoti e ka shkruar një fat për mua edhe kurdo që vjen mirësevjen”, është shprehur reperi.

Kujtojmë se së fundmi Capital u pëfol për një romancë të mundshme me modelen shqiptare Adrola Dushi, për shkak se kjo e fundit mori pjesë në videoklipin e tij, si edhe janë parë shpesh herë bashkë në destinacione të njëjta. Gjithsesi dyshja gjithmon i ka mohuar këto lajme dhe me deklaratën e fundit Capital T, konfirmoi se është beqar dhe në pritje të vajzës të duhur.