Gjatë një emisioni televiziv është diskutuar mundësia se në qeverinë aktuale ka persona të komunitetit LGBT.
Biznesmeni Arbër Kodra ka folur në lidhje me historinë e jetës së tij si homoseksual, ndërkohë që hodhi dyshimet edhe mbi Kuvend.
Përgjatë zhvillimit të emisionit, ka ndërhyrë përmes një telefonate edhe kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, i cili ka kundërshtuar deklaratat e Kodrës.
Biseda e plotë:
Kujtim Gjuzi: Nëse në fillim kishim Jezus Krishtin dhe para tij paganët, evolucioni ndoshta dhe darvinizmi i këtyre lloj njerëzve. Po i them lloj unë tani, se këta janë paksa të veçantë nuk mund të themi se janë si të gjithë njerëzit.
Arbër Kodra: Jo mo zotëri se njësoj jemi, siç je dhe ti…
Kujtim Gjuzi: Normalisht që ata kanë hapësirën e tyre dhe ata nuk mund të dalin lakuriq në mes të bulevardit.
Arbër Kodra: S’është e vërtetë. Ku ka parë zoti Gjuzi që kemi dalë lakuriq në mes të bulevardit.
Kujtim Gjuzi: Mos thuaj që s’kemi dalë lakuriq Arbër, se s’di si të të them ty tani, zonjë apo zonjushë.
Arbër Kodra: Zoti Gjuzi bën një gabim me termat.
Kujtim Gjuzi: Mos u merr me këtë pjesë, merru me veten tënde./apel.media