“Në Kuvend ka homoseksualë”/ Shpërthen deputeti i Parlamentit

Gjatë një emisioni televiziv është diskutuar mundësia se në qeverinë aktuale ka persona të komunitetit LGBT. Biznesmeni Arbër Kodra ka folur në lidhje me historinë e jetës së tij si homoseksual, ndërk...

Gjatë një emisioni televiziv është diskutuar mundësia se në qeverinë aktuale ka persona të komunitetit LGBT.

Biznesmeni Arbër Kodra ka folur në lidhje me historinë e jetës së tij si homoseksual, ndërkohë që hodhi dyshimet edhe mbi Kuvend.

Përgjatë zhvillimit të emisionit, ka ndërhyrë përmes një telefonate edhe kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, i cili ka kundërshtuar deklaratat e Kodrës.

Biseda e plotë:

Kujtim Gjuzi: Nëse në fillim kishim Jezus Krishtin dhe para tij paganët, evolucioni ndoshta dhe darvinizmi i këtyre lloj njerëzve. Po i them lloj unë tani, se këta janë paksa të veçantë nuk mund të themi se janë si të gjithë njerëzit.

Arbër Kodra: Jo mo zotëri se njësoj jemi, siç je dhe ti…

Kujtim Gjuzi: Normalisht që ata kanë hapësirën e tyre dhe ata nuk mund të dalin lakuriq në mes të bulevardit.

Arbër Kodra: S’është e vërtetë. Ku ka parë zoti Gjuzi që kemi dalë lakuriq në mes të bulevardit.

Kujtim Gjuzi: Mos thuaj që s’kemi dalë lakuriq Arbër, se s’di si të të them ty tani, zonjë apo zonjushë.

Arbër Kodra: Zoti Gjuzi bën një gabim me termat.

Kujtim Gjuzi: Mos u merr me këtë pjesë, merru me veten tënde./old.apel.media