“Në Kuadër të Dashurisë” më pranë se kurrë! Zbulohet data, kur do shfaqet për publikun filmi me protagonist Luizin dhe Oltën

Filmi i shumëpritur “Në Kuadër të Dashurisë”, me protagonistë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të shfaqet më 10 tetor 2023.

Filmi flet për një çift të martuar prej vitesh që vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar implikimet e familjeve të tyre në këtë ndarje.

Vendimi për t’u ndarë do i bëjë ata të njohin kufijtë e njërit-tjetrit dhe të njerëzve të tyre të dashur në situata plot humor dhe dashuri. Sepse kur dashuria është akoma aty, asgjë nuk është e pamundur.