Në krahët e italianit/ Ish-gruaja e Dzemaili mahnit fansat

Erjona Sulejmani, veshja e mbulon pak. Çfarë bombe në plazh! Lumë” pëlqimesh për një nga femrat më të bukura në skenën aktuale ndërkombëtare. Modelja shqiptare shpërthen në ekranet celular të ndjekësve të saj, teksa nxjerr në pah bukurinë e mahnitshme. Dhe syri i atyre që e ndjekin me dashuri bie në mënyrë të pashmangshme po aty. E pamundur të mos i vëresh format trupore të saj!


Modelja dhe influencuesja, me çdo shkrepje në shesh-xhirime apo në rrjetet sociale i bën fansat të ëndërrojnë. Në pak orë, shqiptarja bukuroshe mori 10.000 pëlqime në Instagram.

Numra marramendës, ashtu si format e saj shpërthyese. Erjona është një nga modelet më të kërkuara në industrinë e modës. Një punë që i siguron jetë të kënaqshme, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për aspektin privat, duke pasur parasysh historitë e saj të trazuara të dashurisë.


Në fakt, modelja është ish-gruaja e futbollistit Blerim Dzemaili, gjithashtu me origjinë shqiptare. Të dy u martuan më 2015, por lidhja e tyre u shkatërrua pak më vonë. Në vitin 2017 ata zyrtarizuan ndarjen, edhe pse sollën në jetë një fëmijë, djalin me emrin Luan. Sot, megjithatë, modelja duket se ka gjetur dashurinë te Alessandro Basciano, me të cilin po kalon pushimet në Porto Cervo.