Në gjendje kritike për jetën/ 30 vjeçari dërgohet në Itali për mjekim të specializuar

Një prej të lënduarve nga tërmeti në Durrës është dërguar drejt Italisë për një trajtim më të specializuar.

Marlin Shkodra është 30 vjeçari nga Durrësi, i cili u arrit të shpëtohej nga rrënojat, por ndodhet në një gjendje kritike për jetën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka publikuar videon e mbërritjes së të riut në spitalin në Itali.

“Marlin Shkodra, një prej të lënduarve nga tërmeti në Durrës, prej pak orësh ka mbërritur me helikopterin sanitar, në një klinikë të specializuar, për një trajtim mjekësor më specifik, me mbështetjen e Italisë mike, e cila na u gjend pranë si shumë vende të tjera në këto ditë tmerrsisht të vështira🙏🏼

Me shpresën që 30-vjeçari do të kthehet shëndosh e mirë pranë familjes, jemi më shumë se kurrë pranë çdo të lënduari dhe familjarëve të tyre për ta kaluar së bashku edhe këtë moment të vështirë😢🤝”,- shkruan kryeministri Rama. /apel.media