“Në dijeninë e Bashës është prishur edhe Teatri”/ Spaho akuza ndaj kreut të PD: AntiKuvendi i datës 18 dhe format me të cilat po përpiqen ta mbledhin janë antistatutore

Deputeti Edmond Spaho në një intervistë për emisionin ‘Frontline’ akuzoi kreun e PD, Lulzim Basha se është në krah të kryeministrit Rama dhe këtë e faktoi me disa argumente.

“AntiKuvendi i datës 18 dhe format me të cilat po përpiqen ta mbledhin janë antistatutore. Shikoni ata që kanë sulmuar PD-në. Të gjithë analistët sot janë në krah të Bashës. 

Përralla që i ofrohen opinionit publik. Ndiqni Ramën në Kuvend. I thotë “ty të dua në PD sepse vetëm me ty fitoj”. Basha në këto 8 vite jo vetëm që nuk doli nga hija e Berishës, por dështoi në të gjitha ata që ndërmorri. 

Kush ia pati fajin kur hyri në çadër dhe pastaj bëri marrëveshje me Ramën? Kush ia pati fajin kur deklaroi se mbi trupin tim do kalojë Fatmir Xhafa dhe s’do të hyjë në ministri? Fatmir Xhafa hyri! Në dijeninë e tij është prishur edhe Teatri atë natë. 

Nuk ka betejë që ka nisur dhe të mos e ketë lënë në gjysmë. Ky nuk është Kuvendi i Berishës, por gati i 5 mijë anëtarëve”, tha Spaho.