Në burg apo në Presidencë?/ Spartak Ngjela zbulon se kush e ka në dorë fatin e Ilir Metës

Mundësia e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta ka qenë tema e diskutimit për ditën e sotme. I ftuar në emisionin “Real Story”, avokati Spartak Ngjela ka vlerësuar dy alternativat e mundshme të Metës. ...

Mundësia e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta ka qenë tema e diskutimit për ditën e sotme. I ftuar në emisionin “Real Story”, avokati Spartak Ngjela ka vlerësuar dy alternativat e mundshme të Metës.

Sipas tij, shpëtimin e Ilir Metës e ka në dorë OMN-ja, por pritet të shihet se çfarë do të ndodhë.

“Shpëtimin e Ilir Metës e ka në dorë OMN-ja. Ata që po e bëjnë drejtësinë e re dhe që do shpëtojnë fatin euroatlantik të Shqipërisë do shpëtojnë ose jo dhe Ilir Metën. Kjo varet nga vendimi që ata do të marrin. Do vendosin ta burgosin apo ta lenë jashtë, këtë nuk e dimë, presim ta shohim. Për mua si jurist e përsëris, Presidenti po shkon drejt penalizimit, pra drejt burgut. Do ta lejojnë këtë apo jo ata që po menaxhojnë Reformën në Drejtësi e dinë”,- tha Ngjela./old.apel.media