Në arrest shtëpie, Jamarbër Malltezi rekurs në Gjykatën e Lartë

Në arrest shtëpie, Jamarbër Malltezi rekurs në Gjykatën e Lartë

Jamarbër Malltezi ka depozituar sot në Gjykatën e Lartë rekurs  kundër masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

 
Mësohet se Malltezi do te pyetet sot nga SPAK si person nen hetim.

Ndërkohë ditën e djeshme në pyetje nga Prokuroria e Posaçme u mor vjehërri i tij ish-kryeministri Sali Berisha.

Sali Berisha dhe Malltezi janë marrë të pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi “Partizani”.

 Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.