Në 2020 hekurudha e re Tiranë-Rinas-Durrës do jetë gati

Në 2020 hekurudha e re Tiranë-Rinas-Durrës do të jetë gati/kompanitë e përzgjedhura për ndërtimin e saj janë ndërkombëtare. Në muajin Prill qeveria shqiptare mendon të ketë përzgjedhur kompaninë që do të ndërtojë hekurudhën Tiranë- Durrës. Pas një vit bllokimi, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dha konfirmim për vazhdimin e garës së ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas. Në fazën e parë u paraqitën oferta nga 25 shoqëri, 10 prej të cilave janë kualifikuar për të bërë ofertën teknike dhe financiare.

Treni do të ketë një shpejtësi deri në 120 kilometër në orë dhe vepra do të kushtojë 90 milionë euro. Çmimi i biletës, biletës llogaritet të mos jetë më i lartë se 1.5 deri në 2 euro duke sjellë një lehtësim të dukshëm për xhepin e shqiptarëve. Qeveria ka bërë thirrjen e dytë për përzgjedhjen e kompanisë që do të kryejë punimet e kësaj vepre. Ofertat do të hapen më 25 Shkurt dhe llogaritet që punimet të nisin më prill të vitit të ardhshëm. Sipas Zv/ministrit të transporteve Artan Shkreli edhe afatet për përfundimin e punimeve shtyhen automatikisht për në Prill të vitit 2022, për shkak të vonesës së tenderit. Kompanitë e kualifikuara sipas Shkrelit janë ndërkombëtare. Treni nuk do të jetë elektrik, por me naftë, por i gatshëm për t’u elektrifikuar. Terminali për mallrat dhe pasagjerët planifikohet të jetë në afërsi të rrethrrotullimit “Shqiponja” e më pas, treni do të ketë një degëzim për në Rinas dhe hekurudha vazhdon për në Durrës./ apel.media