Ndryshimet klimatike/ Paralajmërim nga Agjencia e Mjedisit

Qindra njerëz mund të vdesin nga përmbytjet në Mbretërinë e Bashkuar, ka paralajmëruar Agjencia e Mjedisit, sipas një raporti,që thotë se vendi nuk është gati për ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Në fillim të këtij viti në Gjermani, dhjetëra njerëz vdiqën nga përmbytjet, shkruan BBC.

“Kjo do të ndodhë në këtë vend herët a vonë” nëse Mbretëria e Bashkuar nuk përshtatet  ndaj motit gjithnjë e më të ‘egër’, paralajmëron agjencia.

Emma Howard Boyd, kryetare e agjencisë, tha: “çështja është përshtat ose vdis”.

Ky paralajmërim i fortë bëhet pikërisht për të ndërgjegjësuar qeveritë, kompanitë dhe shoqërinë që të përgatiten për pasojat e ngrohjes globale, siç janë nivelet më të larta të detit, reshjet ekstreme dhe thatësira ekstreme.