Ndryshime në qeveri, largohet zv.ministri Nikolla, e zëvendëson Vjollca Braho

Është liruar nga detyra zëvendës-ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa është zbuluar edhe emri i zv.ministres së re, Vjollca Braho.

Braho ka mbajtur më herët postin e kryeinspektores në Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor.

Vjollca Braho është përgjegjëse për organizimin dhe koordinimin e funksionimit si dhe për cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së ISHSH në të gjitha qarqet e vendit, raporton Tirananews. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka për mision garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e shëndetit publik.