Ndryshime në listën e Kukësit për Europën, zv. kapiteni lihet jashtë

Kukësi ka dorëzuar në UEFA listën e re të futbollistëve për ndeshjen e turit të dytë eliminator në Ligën e Europës, ku do të vihet përballë Volfsburgut. Një listë e cila ka disa ndryshime e sidomos konfirmimin përfundimtar të latumirës së Valon Et’hemit.

Et’hemi ishte në listën për ndeshjen e turit të parë eliminator, por që atëherë nuk ka pasur asnjë ndryshim rreth situatës së tij, pasi ai refuzon t’u bashkohet verilindorëve duke e cilësuar të mbyllur kontratën me ta. Si rrjedhojë, Kukësi e ka hequr nga lista europiane lojtarin, ashtu si edhe një nga blerjet e para të verës, portierin Angleos Tafas, të cilin e ka zëvendësuar me Entonjo Elezajn.

Jashtë liste është edhe i riu Kledis Hida, ndërsa erma të shtuar janë edhe Besir Demiri, Altin Bytyqi dhe Eljan Çela. Ndër këta lojtarë, vetëm Demiri është ai që ka shanse më të mëdha për të luajtur në këtë sfidë ndaj skuadrës gjermane falë eksperiencës që ka.