Ndoka: Dorëheqja e kandidatëve të Alibeajt, lajm i mirë

Nard Ndoka i Partisë Demokristiane e sheh si lajm të mirë dorëheqjen e disa kandidatëve për kryebashkiakë të zgjedhur nga Enkelejd Alibeajt. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Ora e Betit”, ...
Ndoka: Dorëheqja e kandidatëve të Alibeajt, lajm i mirë
Foto: Ndoka: Dorëheqja e kandidatëve të Alibeajt, lajm i mirë

Nard Ndoka i Partisë Demokristiane e sheh si lajm të mirë dorëheqjen e disa kandidatëve për kryebashkiakë të zgjedhur nga Enkelejd Alibeajt. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Ora e Betit”, Ndoka tha se ky është një lajm i mirë.

“Janë shenjat e para, është lajm i mirë në aspektin e një lloj rikomnpozimi të shpejtë. Jemi në rrezik të procesit, ka mundësi të ketë një goditje procesi zgjedhor sepse është një armatë e madhe që drejton procesin. Besoj se do ndodhemi përballë të papritura të tjera të pakëndshme.Po futemi në një fushë të minura dhe padrinoja Rama se ka të qartë se situata mund tui dalë jashtë kontrolli. Dëgjova Gjekmarkaj që bëri thirrje të mos vazhdojë më aventurën. Alibeaj ka vulën dhe logon dhe duhet të ketë përgjegjësi. Nëse reflektoi Basha me 6 mars do ketë reflektim edhe më të thellë të Alibeajt me 14 maj. Fushata ka nisur mirë, e shoh si lajm të mirë,”-tha ndër të tjera Nard Ndoka.