Ndoka del kundër “fenomenit” LGBT: Sa të jem në parlament, nuk votoj në favor të tyre

Kreu i partisë Demokristiane, Nard Ndoka, u shpreh se partia e tij është kundër “fenomenit” LGBT. I ftuar në emisionin ‘Arena’ Ndoka tha se për sa kohë të jetë ai në parlament nuk votoj në favor të tyre.

“Programi jonë përputhet me atë të Partisë Demokratike. Programi fillon nga sistemi juridik, mënyra e qeverisjes, arsimi. Partia Demokristiane fokusohet te problemet e familjes. Ne jemi kundër “fenomenit” LGBT. Sa të jem unë në parlament nuk votoj në favor të tyre. Jam kundër martesave brenda së njëjtës gjini. Kjo është e papajtueshme për partinë politike që unë përfaqësoj”, tha Ndoka.