Policia e Elbasanit po ndjek penalisht tre zyrtarë të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor .
Ata akuzohen se kanë vendosur gjoba fiktive ndaj një subjekti, në kuadër të kontrollit anti-duhan.
Sipas informacioneve, do të hetohen në gjendje të lirë shtetasit:
- H.M., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë (kryeinspektor), pranë ISHSH, dega Elbasan.
- E.M., 31 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë (Inspektore), pranë ISHSH, dega Elbasan.
- A.M., 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë (Inspektor), pranë ISHSH dega Elbasan.
Ata dyshohen se kanë vendosur gjobë fiktive ndaj një subjekti, në kuadër të kontrollit anti-duhan./apel.media