Ndiqen penalisht tre inspektorë/ Gjoba fiktive ndaj një biznesi

Policia e Elbasanit po ndjek penalisht tre zyrtarë të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor . Ata akuzohen se kanë vendosur gjoba fiktive ndaj një subjekti, në kuadër të kontrollit anti-duhan. Sipas inf...

Policia e Elbasanit po ndjek penalisht tre zyrtarë të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor .

Ata akuzohen se kanë vendosur gjoba fiktive ndaj një subjekti, në kuadër të kontrollit anti-duhan.

Sipas informacioneve, do të hetohen në gjendje të lirë shtetasit:

  • H.M., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë (kryeinspektor), pranë ISHSH, dega Elbasan.
  • E.M., 31 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë (Inspektore), pranë ISHSH, dega Elbasan.
  • A.M., 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë (Inspektor), pranë ISHSH dega Elbasan.

Ata dyshohen se kanë vendosur gjobë fiktive ndaj një subjekti, në kuadër të kontrollit anti-duhan./old.apel.media