Ndeshja Shqipëri-Francë, policia nuk lejon gazetarët të futen brenda

Pak para disa orëve të fillimit së ndeshjes Shqipëri-Francë, masat e sigurisë në stadiumin “Air Albania” po bëhen gjithmonë e më shtrënguese.

Forca të shumta policia po rrethojnë impiantin e ri , dhe për momentin duken më shumë në numër se vetë tifozët që do të mbushin tribunat. Por probleme po hasin edhe vetë gazetarët që kanë një akreditim ndeshjen.

Kordoni i policisë në hyrje të stadiumit duket sikur nuk po i lejon disa prej tyre të hynë brenda perimetrit, madje edhe për këtë nuk dëgjojnë as këshillat e delegatit të UEFA./apel.media